Rama mban premtimin për vajzën e komunitetit rom

Shqipëria

Rama mban premtimin për vajzën e komunitetit rom

Më: 3 janar 2018 Në ora: 15:47
Edi Rama dhe Eriglisa

Në ditët e fundit të vitit, kryeministri Edi Rama i premtoi Eriglisës, vajzës së komunitetit rom, se do t’i gjente punë, pasi dëgjoi nga afër vuajtjet dhe përballjet e saj me varfërinë.

Teksa dëgjoi rrëfimin e saj te emisioni  “Ka një mesazh për ty”, kryeministri i bëri edhe një premtim live, te cilin sot mesa duket e ka realizuar. 

Ditën e sotme, kryeministri ka dhënë lajmin e mirë për Eriglisën, e cila i është bashkuar ekipit në Ministrinë e Shëndetësisë. Rama i premtoi vajzës së komunitetit rom se do ta bënte këshilltare në Ministrinë për Çështje Sociale, ndërsa sot i ka uruar mirëseardhjen në Ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

“Viti i ri i punës nisi sot në mëngjes, me mirëseardhjen e Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat