U arratisën me çarçafë nga burgu grek, kush janë tre shqiptarët?

Shqipëria

U arratisën me çarçafë nga burgu grek, kush janë tre shqiptarët?

Më: 4 janar 2018 Në ora: 23:43
Të arratsurit

Katër të dënuar, tre prej tyre shqiptarë, nga komisariati Petrou Ralli në Greqi u arratisën në formën më spektakolare. Pasi prenë hekurat e qelisë ata përdorën çarçafët e burgut për t`u arratisur.

Për njërin prej shqiptarëve aventura u ndërpre në mes pasi u kap nga policia greke.

Shqiptari u kap në zonën Menidi në Athinë. Ai ishte ndaluar për trafik droge.

Media greke Zougla.gr ka publikuar dhe inicialet e tre shqiptarëve, ku thuhet se bëhet fjalë për shtetasit M.F, Z.A dhe B.K. Ky i fundit u arrestua.

Mediat greke shkruajnë se i arrestuari është 35 vjeç dhe ishte i dënuar për drogë.

Policia në Greqi është vënë në ndjekje dhe të arratisurve të tjerë, por ende nuk kanë mundur të bien në gjurmët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat