LSI i sulet Ramës: Boll u bëre gazi i botës

Shqipëria

LSI i sulet Ramës: Boll u bëre gazi i botës

Më: 5 janar 2018 Në ora: 14:32
Petrit Vasili dhe Edi Rama

Një tjetër reagim i fortë ka ardhur nga radhët e LSI ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me sistemin e shëndetësisë. Është kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili shkruan në ‘facebook’ se Rama di nga shëndetësia më pak se breshkat e tij.

Postimi i Petrit Vasili

Kryeministri di nga shendetesia me pak se breshkat e tij.
Kryeministri qe s’kupton asgje nga shendetesia eshte bere si papagall dhe perserit cfare i thone.
O kryeminister boll u bere gazi i botes,mere vesh nje here e mire:ka vetem nje sistem referimi pacienti ne gjithe globin,pra nuk ka nje elektronik dhe nje pa elektronik sic ta thone ty.
Ky sistem referimi i pacientit eshte ngritur ne nentor 2009 pavaresisht se ty nuk ta thone ngaqe e dine qe nuk mer vesh.
Sistem referimi do te thote qe pacienti ne piken me te afert te mare sa me shpejt ndihmen mjeksore te duhur dhe ky eshte themeli i asaj qe organizata boterore e shendetesise thote per sistemin e referimit te pacientit.
Cdo menyre komunikimi eshte legjitime dhe referimi nepermjet mjeteve digiitale eshte thjesht opsion e jo themeli i sistemit, pasi ka mijra qytetare qe nuk e perdorin dot elektroniken dhe nuk do mbeten pa sherbim sipas teje,apo jo?!
Ishalla kuptove gjë…
Ndaj mos fol më per shendetesine o kryeminister se do jesh me rehat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat