Kryeministri Edi Rama duke folur në Asamblenë Kombëtare të PS-së foli për aleancën me LSI-së duke deklaruar se rrugët u ndanë në momentin kur u kërkua të kompromentohej reforma në drejtësi.
Rrezikuam qeverinë por nuk lejuam të rrezikonim ecurinë e reformës në drejtësi, u shpreh Rama.
Edi Rama: "Të gjithë jemi dëshmitarë që rrezikuam qeverinë por nuk lejuam të rrezikonim ecurinë e reformës në drejtësi dhe u përpoqëm të mbanim gjallë Aleancën si projekt strategjik por pa kompromentuar reformën në drejtësi. Qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë për të mos kompromentuar reformën në drejtëxi ndau rrugët tona me aleatin e deri djeshëm të mandatit të parë qeverisës."
Janë rikthyer në çadër me të njëjtat kërcënime dhe me të njëjtin qëllim, mos lejimi i cuarjes përpara të reformës në drejtësi. Dhe seanca e fundit e kuvendit për vitin e shkuar nxorri në pah me ngjyra të forta dhe kërcitje të mëdha ishte pikërisht shprehja më kulmore e dëshpërimit dhe e mungesës së vizionit, strategjisë dhe ideve përballë faktit se reforma në drejtësi po bëhet cdo ditë më e pandalshme. Ndërkohë që procesi i vetingut ka nisur dhe jam besimplotë se dy tre muajt e parë të vitit do të ketë rezultate konkrete."
Rama tha se po kercenohet brenda Shqipërisë celja e negociatave
Edi Rama: Jemi në kushtet kur po kërcënohet një arritje historike çelja e negociatave, po kërcënohet nga brenda Shqipërisë , nga frika prej reformës në drejtësi e kthyer në një politikë destruktive që ne si qeveri nuk ka çfarë na bën por që Shqipërisë mund t'i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme njerëzit të dinë që ky stacion 6 mujor është optimal për të stacionuar Shqipërinë aty ku prej vitesh aspirojmë, në tryezën e familjes europiane.