Pasi e emëroi këshilltare të Manastirliut, Rama ka edhe një paralajmërim për Eriglisën

Shqipëria

Pasi e emëroi këshilltare të Manastirliut, Rama ka edhe një paralajmërim për Eriglisën

Më: 7 janar 2018 Në ora: 13:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ofroi Eriglisës, vajzës së vuajtur nga komuniteti egjiptian, pozicionin e këshilltares së Ministrit për Mbrojtjen Sociale, Ogerta Manastirliu.

Te emisioni “E diela Shqiptare”, aty ku edhe u bë publik apeli që kishte vajza për të ndihmuar fëmijët e varfër të komunitetit rom dhe egjiptian, u shfaqën edhe pamjet e momenteve kur Eriglisa nisi ditën e pare të punes në ekipin e Ministres së Shëndetësisë.

Por duket se Kryeministri Edi Rama ka patur edhe një këshillë për Eriglesën, ndërsa i ka thënë “kujdes se thonë që kur ngjitesh fillon era të merr kokën…”.

Eriglisa, një e re nga komunitetit egjyptian tregoi historinë e saj dhe peripecitë me të cilat është ndeshur ajo dhe familja e saj në përballje me varfërinë dhe drejt rrugës së arsimimit. Eriglisa kërkoi po ashtu një shans për të festuar dhe dhurata për fëmijët rom dhe egjyptian që ndjekin kopshtin, ku ajo është edukatore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat