Grabitja e çiftit në Korçë, policja 23-vjeçare lidhje me autorët?

Shqipëria

Grabitja e çiftit në Korçë, policja 23-vjeçare lidhje me autorët?

Më: 8 janar 2018 Në ora: 00:23
Burime konfidenciale bëjnë me dije se shtetasja me iniciale E.G, punonjëse policie ka qenë brenda në automjetin me shtetasin D.A.

Dalin detaje të reja dhunimi dhe grabitja e një dite më parë e çiftit në Korçë. Burime konfidenciale bëjnë me dije se shtetasja me iniciale E.G, punonjëse policie ka qenë brenda në automjetin me shtetasin D.A. Vajza mësohet se kishte marrëdhënie prej disa kohësh me këtë shtetas. Burime thonë se po hetohet në pisten e grabitjes por ka dyshime se autorët kanë njohje me 23-vjeçaren e cila ishte brenda në automjetin e grabitur. Policia e Korçës është tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve. Dyshohet se autorët janë larguar jashtë kufirit.

Dhjetëra postblloqe policie janë ngritur në të gjithë qarkun për kapjen e autorëve por ende nuk ka persona te shoqëruar apo te dyshuar për ngjarjen. Grabitja me armë ndodhi në rrethinat e qytetit të Korçës. Në vendin ku u grabit mjeti janë gjetur edhe 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Dyshohet që grabitësit kanë qëlluar në ajër.Më pas kanë goditur edhe 35-vjeçarin në fytyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat