“Në site pesë deputetë të tjerë, rrezikojnë mandatin”

Shqipëria

“Në site pesë deputetë të tjerë, rrezikojnë mandatin”

Më: 9 janar 2018 Në ora: 09:08
Ilustrim

Dy deputetet te cileve KQZ u hoqi mandatin me 5 janar, duket se nuk ishin te vetmit ne siten e verifikimit. Tre deri në pesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë po verifikohen nga Prokuroria në kuadër të ligjit për Pastërtinë e Figurës.

Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit ‘Opinion’, se tre deri në pesë deputetë të tjerë janë duke u verifikuar në lidhje me të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Deputeti i PDIU Aqif Rakipi i Qarkut Elbasan dhe ai i LSI, Gledjon Rehovica humbën mandatet të premten (5 janar) si pasojë e ligjit për Pastërtinë e Figurës, të njohur më së shumti si Ligji i Dekriminalizimit, për shkak se kishin dështuar të vetëdeklaronin dy episode penale të kryera në Itali shumë vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat