Veliaj paralajmërim të fortë lokaleve që hedhin plehrat në rrugë

Shqipëria

Veliaj paralajmërim të fortë lokaleve që hedhin plehrat në rrugë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 09:58
Erion Veliaj

Kushdo që hedh mbeturinat në rrugë dhe jo në koshin e vendosur nga Bashkia e Tiranës do të gjobitet. Këtij rregulli nuk i kanë shpëtuar edhe bizneset të cilat ndonëse janë tepër luksozë dhe në qendër të Tiranës vijojnë që të hedhin qeset në rrugë, vetëm pak metra larg koshit, duke ndotur jo vetëm segmentin ku kalojnë çdo ditë qytetarët, por edhe krijojnë një pamje të shëmtuar për klientët e tyre.

Ka qenë vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në twitter, ka postuar rastin e vendosjes së gjobës ndaj një lokali në një prej rrugëve më të frekuentuara në kryeqytet sikurse është “Myslym Shyri”.

Siç duket edhe nga fotot, inspektorët e Policisë e kanë dokumentuar shkeljen përmes kuponëve tatimorë të gjetur në qesen e plehrave të hedhur rrëzë pemës në rrugë përballë lokalit.

Veliaj thekson se Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur pastër ambientin për qytetarët dhe për të marrë masa ndaj atyre që hedhin plehrat në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat