Presidenca e re e BE-së, e alarmuar nga ndikimi turk në Shqipëri

Shqipëria

Presidenca e re e BE-së, e alarmuar nga ndikimi turk në Shqipëri

Më: 9 janar 2018 Në ora: 11:46
Erdogan dhe Edi Rama

Flirtet e kryeminstrit të Shqipërisë, Edi Rama me “faktorë të tretë”, veçanërisht me Turqinë e Erdogan duket se kanë ngjallur shqetësim në Bashkimin e Europian. Shqipëria shpreson që të marrë sivjet një sinjal pozitiv për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por mjaft vende të “Klubit” janë ende shumë skeptike.

Edhe pse asgjë nuk është akoma e sigurt, në Bruksel druhen se vendet e Ballkanit mund të bien nën ndikimin e tjera fuqive botërore. Presidenca e BE, që drejtohet nga Bullgaria, e ka bërë të qartë këtë gjë në Bruksel.

Ambasadori i Bullgarisë në BE, Dimiter Tzantchev tha gjatë një konference për shtyp se ata e shohin Ballkanin Perëndimor si pjesë të BE-së. Por ai tha se nëse këtyre vendeve nuk u jepet një perspektivë e qartë anëtarësimi, do i hedhin sytë diku tjetër.

Sipas EurActiv, ai tha se të tjera fuqi të mëdha janë të interesuara për rajonin, por pa dhënë emra. Megjithatë EurActiv në shkrimin e vet thotë se bëhet fjalë për Rusinë, që ka marrëdhënie të mira me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, për Kinën, që ka interesa ekonomike në Maqedoni e Serbi dhe për interesat turke dhe arave në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat