Pas datës 30 janar do mbeteni pa drita nëse s’regjistroni vendbanimin

Shqipëria

Pas datës 30 janar do mbeteni pa drita nëse s’regjistroni vendbanimin

Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:20
OSHEE

Deklaroni vendbanimin deri më 30 janar në të kundërt...

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike paralajmëron të gjithë individët që nuk bëjnë regjistrimin e adresës deri më 30 janar 2018 do t’ju ndërpritet energjia elektrike.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat OSHEE bën të ditur se lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor.

 “Një qytetar, një adresë”, është nisma në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE.

Projekti i cili ka nisur punimet në marsin e vitit të kaluar parashikon që të bëjë regjistrimet falas për individët në 6 mujorin e parë. Ndërkohë, pas këtij afati regjistrimet do të bëhen me pagesë dhe nëse nuk bëhen parashikohen gjoba.

“Nëse nuk keni kodin, por keni adresën e re qe shfaqet në formular, ju lutem telefononi tek 0686055900 dhe e gjenerojmë ne kodin për ju dhe më pas mund të vijoni me përditësimin ose personalisht ose nëpërmjet operatores.

Ju kërkojmë ndjesë por për shkak të fluksit numri del i paarritshëm.

Ju mund të telefononi përsëri ose mund të na nisni me mesazh numrin tuaj dhe operatoret tona do t’ju vijnë në ndihmë.”, bën me dije OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat