Vazhdojnë përçarjet në LIBRA- Blushi një hap para Hafizit, mbledh sot partinë

Shqipëria

Vazhdojnë përçarjet në LIBRA- Blushi një hap para Hafizit, mbledh sot partinë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:31
Mbledhja e LIBRA

Një ditë pasi anëtarja e LIBRA, Mimoza Hafizi paralajmëroi një mbledhje të rëndësishme të bërthamës drejtuese të kësaj partie, kryetar i saj, Ben Blushi ka bërë një hap para.

Ai ka mbledhur sot partinë, ku pritet që të merren edhe vendime të rëndësishme.

Mbledhja është e hapur për gjithë anëtarësinë.

Dje bashkëthemeluesja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi, e cila së fundmi është përfshirë në një përplasje me Blushin, paralajmëroi mbledhjen në datën 12 të bërthamës drejtuese, që sipas saj kishte 6 muaj që nuk ishte mbledhur për të analizuar situatën brenda partisë dhe për të qartësuar pozicionin e saj aktual në këtë parti. 

"Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues. Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017. Në këto kushte, në përputhje me përcaktimet e Statutit Libra, më tepër se 1/3 e anëtarëve të Bërthamës kanë kërkuar mbledhjen e saj, me datë 12 Janar 2018", shkruante dje Hafizi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat