Reshjet e shiut përfshijnë vendin, bora mbulon vendet malore

Shqipëria

Reshjet e shiut përfshijnë vendin, bora mbulon vendet malore

Më: 15 janar 2018 Në ora: 08:21
Ilustrim

Ditën e sotme priten reshje në të gjithë territorin, të dobëta deri mesatare, ndërsa në disa qarqe lokalisht deri intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata.

Reshjet do të jenë në formën e dëborës mbi 500 m mbi nivelin e detit, në veri-lindje në zona të kufizuara edhe me poshtë se ky nivel.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 °C / 13 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 11 °C

në vendet malore: -1 °C / 5 °C.

Era pritet e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat