Durrës, vajza 7-vjeçare vdes në spital nga gripi

Shqipëria

Durrës, vajza 7-vjeçare vdes në spital nga gripi

Më: 15 janar 2018 Në ora: 08:28
Spitali i Durresit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se e mitura ishte paraqitur në spital në gjendje gripale.

Vajza 7-vjeçare prej dy ditësh nuk ushqehej dhe më pas ra në koma dhe nuk u zgjua më.

Sipas mjekëve të spitalit vajza vuante nga një formë e rëndë gripi dhe ishte paraqitur në spital në gjendje të rëndë dhe me temperaturë shumë të ulët.

Po punohet për shkaqet e vdekjes së vajzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat