Atentati mafioz, si u vra në prani të të dashurës Emiljano Boçi

Shqipëria

Atentati mafioz, si u vra në prani të të dashurës Emiljano Boçi

Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:35
ilustrim

Ka tronditur Tiranë atentati i mirëfilltë mafioz i mbrëmshëm ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Emiljano Boçi. Ai është qëllua nga një përson apo disa persona ende të paidentifikuar nga policia ndërkohë që makinë sëbashku me një shokun e tij, i cili gjithashtu është plagosur. 

Në makinë ishte edhe e dashura e Boçit, e cila nuk ka marrë plagë fatmirësisht.

Ishe pikërisht e dashura e tij që njoftoi policinë për atë që ndodhi, ndërkohë që u nis me makinën Range Rovër, në përdorim të Boçit për në drejtim të spitalit.

Mësohet se objektivi i atentatit, Emiljano Boçi ndërroi jetë rrugës duke shkuar për në spital.

Ai ishte kthyer disa ditë më parë nga Gjermania dhe sapo kishte hipur në makinë, kur është qëlluar.

Atentatori ka qëlluar pesë herë në drejtim të drejtuesit të mjetit me silenciator duke bërë policinë të dyshojë se ishte pikërisht Boçi objektivi i atentatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat