Amendimet kushtetuese të PD, Rama përgjigjet shkurt: T'i çojnë tek SHBA, pastaj...

Shqipëria

Amendimet kushtetuese të PD, Rama përgjigjet shkurt: T'i çojnë tek SHBA, pastaj...

Më: 15 janar 2018 Në ora: 23:33
Edi Rama

Këtë të hënë PD ka depozituar në kuvend një iniciativë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që të zgjedhja e Kryeprokurorit të vendit të bëhet në binzrët e ligjit e kësisoj të shkarkohet dhe Arta Marku.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e qeverisë për këto amendime, Rama është shprehur shkurt duke thënë se nëse opozita merr mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së atëherë maxhoranca është e gatshme që t’i resë në tavolinën e diskutimeve.

I ftuar në emisionin Tonight me Ilva Taren, Rama gjithashtu deklaroi se reforma në drejtësi pa ndihmën dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve do të ishte e pamundur.

Tare: Sot PD ka depozituar në kuvend një iniciativë për ndryshimin e Kushtetutës, për atë që partia më e madhe në opozitë e konsideron si futjes në kushtetuetshmëri të prokurorit të përgjithshëm.

Keni koment për këtë iniciativë dhe c’do të bëni? Do ta pranoni?

Rama: Të shkojnë të marrin mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian për këto ndryshime dhe më pas hajde të ulemi të diskutojmë

Tare: Ata ju kanë ju kundër, nuk kanë ShBA në qeverisjen e vendit.

 Rama: Ndërkohë që Shqipëria ka partner Shtetet e Bashkuara dhe BE, kjo reformë pa Shtetet e Bashkuara dhe BE nuk do të ishte kurrë e mundur sepse ishin ato që jua futën të dyja këmbët në një këpucë të gjithë atyre që sot gjuajnë me këpucë dhe kërkojnë të kthejnë përmbys një process që nuk ndalet më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat