Aeroporti i ri në Vlorë, ja tre kompanitë që bënë ofertën

Shqipëria

Aeroporti i ri në Vlorë, ja tre kompanitë që bënë ofertën

Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:35
Ilustrim

Pasi kryeministri Rama dha lajmin e mire per nje aeroport te ri ne Vlore dhe hapjen e kantierit deri ne qershor, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhene detaje te tjera.

Ne kete institucion është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës.

Sipas propozimit aeroporti mendohet te ndertohet ne zonen e Akernise. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.

Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.

Rama jep lajmin e mirë për aeroportin e ri në Vlorë, ja ç’thotë

Kryeminisrti Edi Rama ka dhene sot nje lajm te mire per gjithe shqiptaret. Me nje shenim ne rrjetet sociale, ai ka njoftuar se ka nje kerkese zyrtare per investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës.

“Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit  “- shkruan Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat