Presidenti Meta takim me zv/kryeministrin shqiptare të Maqedonisë. Ja çfarë u diskutua

Shqipëria

Presidenti Meta takim me zv/kryeministrin shqiptare të Maqedonisë. Ja çfarë u diskutua

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:23
Ilir Meta

Presidenti i Shqiëprisë  Ilir Meta priti sot në një takim z. Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Meta, përshëndeti miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe  nga ana parlamentit të Maqedonisë, si një hap përpara për demokratizimin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë.

Presidenti theksoi rëndësinë e  zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e  klimës se besimit të ndërsjellë në mes të shqiptareve dhe maqedonasve, në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat