Thirrja e dëshpëruar e një prindi: Ka 40 fëmijë të sëmurë në spitalin e Krujës, por vetëm...

Shqipëria

Thirrja e dëshpëruar e një prindi: Ka 40 fëmijë të sëmurë në spitalin e Krujës, por vetëm...

Më: 17 janar 2018 Në ora: 22:14
Ilustrim

Një qytetar i është dretuar ish kryeministri Sali Berisha për ndihmë, duke shkruar se askush nuk po e ndihmon atë.

Fjala është për shtetasin Besnik Kabili, i cili shkruan se ka sjellë mbesën e tij me temperaturë në spitalin e Krujës dhe me të janë dhe rreth 40 fëmijë të tjerë të sëmurë. Problemi është që spitali ka vetëm një infermiere, të cilës nuk i del koha që të kujdeset për të gjithë pacientët.

“Të lutem dhe në TV po ta nxjerrësh s’më prish punë se spo di ku të drejtohem” shkruan denoncuesi në mesazhin që ka publikuar në rrjetin social ish kryeministri Sali Berisha.

Statusi i Berishës:

Kjo eshte shendetesia shpartalline e Norieges dhe ndrikulles se tij, Manastirliu!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb

“Mb zoti sali jam ne qytetar i rrethit kruj kam pru mbesen time me temperatur dhe ketu ne spital jan mbi 40 femij dhe esht ne sherbim te gjithve femijve vetem nje infermjere ju lutem ne cfar mund te bejm tani quhem besnik kabili te lutem dhe ne televizor po ta nxerish sme prish pun fare se zdi ku te drejtohem flm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat