U nis nga Londra me makinën ushtarake ruse ZIL, shqiptari mbërrin në Tiranë

Shqipëria

U nis nga Londra me makinën ushtarake ruse ZIL, shqiptari mbërrin në Tiranë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 20:13
Gent Jakupi dhe Rob Gerrish

Gent Jakupi së bashku me menaxherin e firmës së tij, Rob Gerrish kanë mbërritur në Tiranë pasi kanë përshkruar 2600 kilometra me një automjet të vjetër ushtarak rus, ZIL.

E ndalesën e parë që ai bën në Tiranë, e bën pikërisht në Top Channel, ku ka qenë i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Po rrugën e kthimit për në Londër, Gent Jakupi duket se nuk do ta bëjë me ZIL-in rus, por me avion, duke thënë gjatë intervistës me Juli Krisafin se automjetin që çdokujt i kujton periudhën e komunizmit do ta lërë në Shqipëri në dispozicion të filmave dhe TV.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat