Lot e dhimbje, familja e Arielës hap dyert e mortit në Fier

Shqipëria

Lot e dhimbje, familja e Arielës hap dyert e mortit në Fier

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:12
Ilustrim

Familja e Ariela Muratit në Zharrës të Fierit ka hapur dyert e mortit ndërsa miq dhe dashamirës i janë bashkuar dhimbjes së tyre.

Mbrëmë pas ardhjes në Tiranë, babai i Arielës u shpreh mes lotëve se autori Aldosen Belulaj do të paguante për këtë krim.

Se në çfarë kuptimi apo konotacioni ka qenë kjo fjali, mbetet për t’u parë.

Trupi i 21 vjeçares është tërhequr nga morgu dhe është dërguar drejt fshatit të saj ku dhe pritet të bëhet varrimi në orën 13:00.

Nga ana tjetër, në rrjetin social, kanë qenë dhjetëra miq të Arielës të cilët kanë shkruar apo postuar foto të viktimës duke shprehur dhimbjen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat