Plagosi më armë të riun në Vlorë, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Plagosi më armë të riun në Vlorë, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:19
Ilustrim

Policia e Vlorë ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi dyshohet se ka plagosur me dashje një 21-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar shtetasi Emiljano Barjamaj, pasi ka plagosur për motive të dobëta me kaçavidë shtetasin A.B.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një shtetas për Plagosje të rëndë me dashje!

Policia ka arrestuar shtetasin: Emiljano Barjamaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Është kryer arrestimi i këtij shtetasi pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në lagjen ”Pavarsia”, ka goditur me mjete të ftohta shpuese (kaçavidë), shtetasin A.B., 21 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat