Flet vëllai i 23-vjeçarit: Ishin të lidhur, Aldisoni s’e ka kërcënuar kurrë Arielën

Shqipëria

Flet vëllai i 23-vjeçarit: Ishin të lidhur, Aldisoni s’e ka kërcënuar kurrë Arielën

Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:20
Ariela Murati dhe Aldison Belulaj

Vëllai i Aldison Belulajt, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pas aktit tragjik që ndërmori, duke vrarë me armë zjarri vajzën që dashuronte, dhe më pas tentoi të vriste veten, ka reaguar për ngjarjen.

Në një prononcim për ‘News24’ vëllai i 23-vjeçarit ka mohuar të gjitha akuzat se Aldisoni e kishte kërcënuar Ariela Muratin.

Ai pohoi se të rinjtë kanë qenë të lidhur dhe se prindërit kishin shkuar që të kërkonin dorën e saj në shtëpi.

Po ashtu vëllai i 23-vjeçarit tha se asnjëherë Aldisoni nuk kishte pohuar se do ta vriste 21-vjeçaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat