Hafizi kundër Blushit: Përdorte fjalor fyes, bënte presion tek anëtarët

Shqipëria

Hafizi kundër Blushit: Përdorte fjalor fyes, bënte presion tek anëtarët

Më: 23 janar 2018 Në ora: 22:08
Mimoza Hafizi

Bashkëthemeluesja e LIBRA-s e cila u përjashtua nga kjo forcë politike, pasi ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit, Mimoza Hafizi ishte e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24, ku ka sqaruar përjashtimin e saj. Hafizi tha se kreu Ben Blushi ka përdorur fjalor të rëndë dhe disa zonja që ishin pjesë e LIBRA-s janë fyer nga mënyra e komunikimit të tij dhe kanë dhënë dorëheqjen. Hafizi u shpreh se Blushi ka bërë presione verbale tek anëtarët e bërthamës dhe i detyronte të tërhiqeshin.

“Gjatë kësaj kohe ka pasur probleme brenda partisë dhe mënyrës se si kryetari i partisë m’u drejtua me anë të një emaili. Njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj sjelljes së kryetarit. Fjalori i tij ka qenë i rëndë dhe u neverit nga disa zonja që nuk kanë ardhur tek LIBRA për t’u fyer dhe ato thanë se do largohen nga të gjitha funksionet nëse situata vijonte të ishte e tillë. Blushi filloi të bënte presione verbale tek anëtarët e bërthamës i detyronte të tërhiqeshin. Në ditën kur ne bëmë mbledhjen disa kishin dhënë dorëheqjen dhe ne nuk e dinim sa njerëz ishin. Ne thirrëm bërthamën, por kjo nuk u quhet mbledhje bërthame, por thjesht mbledhje”- tha Mimoza Hafizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat