Dalin detaje rreth shpërthimit në Gjirokastër, kush është 34-vjeçari i plagosur

Shqipëria

Dalin detaje rreth shpërthimit në Gjirokastër, kush është 34-vjeçari i plagosur

Më: 24 janar 2018 Në ora: 09:06
Ilustrim

Detaje te reja pas shpërthimit te ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në lagjen Dunavat në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se një sasi tritoli ka qenë vendosur në brendësi të banesës së Gentian Litit në pjesën veriore të kësaj lagjeje duke shkaktuar lëndime të lehta në kokë të këtij të fundit, si dhe dëme në materiale, shkruan JuguNews.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka dërguar në spitalin e Gjirokastrës të lënduarin 34-vjeçarin Gentian Litin i cili pas mjekimit është rikthyer në banesë.

Në momentin e shpërthimit, të pestë anëtarët e familjes Liti, kanë qenë në brendësi të banesës dhe fatmirësisht askush prej tyre nuk kanë pësuar asnjë dëmtim fizik, përveçse disa gërvishtje në kokë të djalit të shtëpisë Gentianit që mendohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit me tritol.

Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes Liti, si dhe komshinj. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast, është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar që përbëjnë sekret hetimor.

 

Sasia e lëndës shpërthyese mendohet të ketë qenë gati 100 gram, ndërkohë që oshëtima e shpërthimit u dëgjua gati 1.5 km larg

Në korrik të 2013 automjeti i Gentian Litit ishte shënjestër e lëndës plasëse ndërkohë që  autori i vendosjes së tritolit nuk u gjend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat