Zbulohet 'telefoni' i kryeministrit, së shpejti Rama Telekom

Shqipëria

Zbulohet 'telefoni' i kryeministrit, së shpejti Rama Telekom

Më: 24 janar 2018 Në ora: 13:39
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kreu i qeverisë, Edi Rama nëpërmjet telefonit qeveris vendin.

Manjani ka bere nje status mjaft ironik ne rrjetin social Facebook, lidhur me zgjedhjen me short te anetarit te Keshillit te Larte te Prokurorise, Kozma Jano. Dje Partia Demokratike publikoi dokumentet qe faktin lidhjen e tij si bashkepunetor i ish-sigurimit te shtetit. Pseudonimi i tij si informator ishte "telefoni".

Statusi i plotë

Telefoni është mjeti me të cilin Kryeministri qeveris. E ka huq të vjetër këtë gjë. Me telefon jep urdhra; nxjerr helm; jep porosi; përgjigjet në rrjetet sociale e eglendiset.

Me telefon komunikon me vartës dhe jo vartës. Ministra, drejtorë, gjykatës e prokurorë. Me telefon bën biseda të gjata e të mërzitshme me Bisnesmenë… ka shumë për të folur me ta.

Me telefon ngarkon me punë ambasadorët e shtetit të vet dhe të shteteve të huaj. Me telefon zgjedh deputetët, kryetarët, presidentët e çdo gjë që ka apo nuk ka në dorë të zgjedhë!

Me telefon kontrollon parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë! Ndaj sot gjendet një “telefon” në KLP. Ky është Telefoni për të kontrolluar SPAK. Shumë shpejt do shfaqet dhe kompania e re telefonike: RAMA TELEKOM!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat