Ndodh në Sheshin Skënderbej, përplasja e parë mes policisë e protestës së opozitës

Shqipëria

Ndodh në Sheshin Skënderbej, përplasja e parë mes policisë e protestës së opozitës

Më: 27 janar 2018 Në ora: 10:15
Protestuesit

Një përplasje ka ndodhur këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, duke regjistruar kështu dhe konfliktin e parë mes policisë e protestuesve.

Pavarësisht se nuk ka patur konflikt apo fërkime fizike, kanë qenë disa efekvitë të policisë bashkiake të cilët kanë ndërhyrë duke hequr dhe simbolin e parë të protestës, i cili është kryer nga ana e opozitarëve të Partisë Demokratike.

PD kishte shpërfaqur në shesh një poster të madh të Ardit Gjoklajt, 17 vjeçari i cili humbi jetën vitin e kaluar në mënyrë të mistershme në landfillin e plehrave në Sharrë.

Një debat ka patur mes policisë bashkiake dhe Elona Meços, përfaqësueses së marrëdhënieve me publikun në PD. Meço ka pyetur efektivët se çfarë ligji janë duke shkelur ndërsa përgjigja e efektivit të policisë bashkiake i tha se mund të drejtohej në bashki për më shumë informacion apo ankimime.

Fotografia e të riut është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin 

“Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.

“Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte ilegalisht dhe pa sigurime shoqërore në landfillin e plehrave në Sharrë. Ai ishte një biznes i përbashkët i një firme private me Bashkinë e Tiranës, që u promovua nga Erion Veliaj si burim punësimi i sigurt.
Bashkia dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës, sepse Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndërhyrë për mbylljen e dosjes së vrasjes së të riut Gjoklaj nga mafia e plehrave!”, bën me dije PD.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat