Shqipëri, 6.3% e vëllimit të tregtisë u krye me Gjermaninë

Shqipëria

Shqipëri, 6.3% e vëllimit të tregtisë u krye me Gjermaninë

Më: 28 janar 2018 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në vitin 2017 llogariten 6.3% të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në vlerë shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Gjermanisë arritën në 61.5 miliard lekë. Importet llogariten 50.7 miliard lekë, ndërsa eksportet 10.8 miliard lekë.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë”, pasuar nga grupi “ushqim, pije dhe duhan”.

Në 2017-ën, Shqipëria importoi nga Gjermania gati 26 miliardë lekë makineri pajisje dhe pjesë këmbimi.

Ndërsa rritje vërehet edhe në importin e produkteve kimike dhe plastike.

Gjermania vazhdon të mbetet një partner i besueshëm për Shqipërinë. Qeveria Federale ka mbështetur Shqipërinë në vitet 2016 dhe 2017 me një shumë rekord prej rreth 100 milionë eurosh.  Që prej vitit 1988 Gjermania ka vënë në dispozicion 342 milionë euro për sektorin e ujit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat