Reforma Zgjedhore, Rama thirrje opozitës: Të mos e lëmë për momentin e fundit

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, Rama thirrje opozitës: Të mos e lëmë për momentin e fundit

Më: 29 janar 2018 Në ora: 11:23
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka folur ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PS-së, ku nga aty ai ka ftuar opozitën për dialog lidhur me reformën zgjedhore.

Duke theksuar se opozita ka qenë kundër Reformës në Drejtësi, Rama tha se është i hapur për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore.

Po ashtu, kreu i qeverisë bëri thirrje që të ketë një nxitje më të madhe për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore dhe që çështjet të mos të ngelen në momenti e fundit.

“Opozita ka gjithë të drejtën e vetë që të ketë një axhendë që nuk përputhe me fokusin tonë, ne kemi detyrimin tonë të përpiqemi të krijojmë kushtet për dialog me opozitën. Dialogu zhvillohet mbi interesin kombëtar dhe nëse në temën e drejtësisë ka qenë vijimësi kundër, kjo është një përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që në temën e Reformës Zgjedhore të ketë dialog dhe të ketë proces, të ketë një sens urgjence nga palët që të mos i lërë çështjet e reformës në momentin e fundit.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat