Basha: Edi Rama hodhi në kosh Vetting-un

Shqipëria

Basha: Edi Rama hodhi në kosh Vetting-un

Më: 29 janar 2018 Në ora: 23:31
Lulzim Basha

Ngecja e Reformës në Drejtësi dhe çështja Tahiri janë shqetësimet kryesore të Bashkimit Europian, sipas kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Nga Brukseli, ku mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, kreu i Partisë Demokratike tha se qeveria e ka hedhur në kosh vetting-un.

“Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm të institucioneve europiane, për ngecjen e Reformës në Drejtësi, që mishërohet nga rasti Tahiri. Është e qartë për ta se Edi Rama ka hedhur në kosh vetting-un, duke emëruar një prokuror pa vetting dhe duke bërë hapa prapa në hetimin poliko-kriminal të ish-ministrit të Brendshëm”.

Basha akuzoi Kryeministrin Rama se ka censuruar edhe rolin e ndërkombëtarëve në avancimin e Reformës në Drejtësi.

“Ky që betohej për drejtësi euro dhe amerikane është ky që nuk zbaton udhëzimet e ONM-së për një arsye të thjeshtë sepse do të emërojë ata kandidatë që ka zgjedhur me dorën e vet. Kemi dy vite që kemi miratuar Reformën në Drejtësi. Asnjë bos nuk është kapur. Edi Rama e ka jetike ta sabotojë, ky është shqetësim në Bruksel”.

Në prag të progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, Basha nënvizoi se Brukseli kërkon të shikojë hapa konkretë në reforma dhe nëse kjo çështje do të ishte thjesht politike, ai do të këmbëngulte për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat