Kapja e vrasësve të Devi Kasmit, Xhafaj: Operacion i shkëlqyer

Shqipëria

Kapja e vrasësve të Devi Kasmit, Xhafaj: Operacion i shkëlqyer

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 16:16
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar ditën e sotme lidhur me operacionin ku u kapën vrasësit e Devi Kasmit, vrasje kjo e ndodhur disa ditë më parë.

Përmes një postimi në Twitter, Xhafa e ka cilësuar si operacion të shkëlqyer, ndërsa ka falenderuar policinë dhe prokurorinë.

“Operacion i shkëlqyer: Identifikim & arrestim rekord i autorëve të dyshuar të vrasjes në Tiranë. Falënderim Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar. Faleminderit Prokurorisë Tiranë për bashkëpunimin shumë të mirë. Të bindur për të tjera rezultate pozitive.”, -reagimi Xhafës.

Policia e Tiranës ditën e sotme bëri me dije se ka vënë në pranga autorët e vrasjes së Devi Kasmit, ku mes të arrestuarve ishte edhe një grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat