Nuk e besoi se ishte e virgjër dhe e vrau, jepet dënimi për Rexhën

Shqipëria

Nuk e besoi se ishte e virgjër dhe e vrau, jepet dënimi për Rexhën

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 19:19
Ilustrim

Gjykata e Krimeve të Rënda në Londër dënoi me 10 vite burg një emigrant shqiptar pasi i preu me thikë fytin bashkëshortes duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas mediave lokale, Rexha vrau partneren më 31 janar 2016. Ai e  goditi me thikë për vdekje Elidona Demirajn, e cila kishte vetëm 3 muaj që kishte mbërritur në Londër për t’iu bashkuar atij.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 31 Janarit 2016, ku e reja u godit me thikë në fyt nga 32-vjeçari, ndërsa fqinjët dëgjuan “britma të forta”, duke njoftuar menjëherë policinë.

Mjekët luftuan për ta shpëtuar, por ishte e pamundur pasi vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda.

Sipas mediave britanike, vrasja ndodhi pasi Rexha nuk e besonte se Elidona ishte e virgjër.

Në një reagim të ndjerë pas ngjarjes së rëndë, babi i viktimës, Halili, tha se familja e tij “ishte privuar nga dashuria, lumturia dhe buzëqeshja e saj e ëmbël, që për 25 vjet kurrë nuk mungoi në fytyrën e saj, i privuar … nga jeta në kulmin e rinisë së saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat