Moti i keq në Shqipëri, ja zonat ku ka probleme me energjinë

Shqipëria

Moti i keq në Shqipëri, ja zonat ku ka probleme me energjinë

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 13:12
Ilustrim

Moti i keq i shoqëruar me reshje të shumta shiu dhe erë të fortë ka sjellë defekte në sistemin e furnizimit me energji elektrike në disa zonë në Tiranë por edhe në veri të vendit.

OSHEE njofton se pa energji elektrikes si pasojë e motit të keq është zona e Malësisë së Madhe në Shkodër, ku kanë pësuar dëme fidrat ajror.

Punonjësit janë në terren për të stabilizuar situatën. Ndërsa në Tiranë probleme energjinë elektrike ka patur në zonën e Ali Demit. 

“Aktualisht, brigadat e njësisë OSHEE Tirana 2 janë duke manovruar me linjat per te rikthyer energjine elektrike brenda 20 minutash. Sakaq, nisur nga parashikimet e motit te keq te dy diteve ne vijim, OSHEE është vendosur ne gatishmeri te plote, sidomos ne rajonet ku pasojat e eres se forte do te kene ndikim te madh, kryesisht ne zonat rurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat