Pamje të frikshme nga përmbytjet në Gjirokastër

Shqipëria

Pamje të frikshme nga përmbytjet në Gjirokastër

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 16:44
Gjirokastër

Përmbytjet e shumta që kanë përfshirë jugun e Shqipërisë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Si pasojë e përmbytjeve nga shirat e dendura janë rrezikuar disa shtëpive dhe banesat.

Nga fotografi të postuara në rrjetet sociale shihet se si uji e ka shkatërruar plotësisht asfaltin e një rruge. Ndërsa mësohet se në zonën në të cilën ka ndodhur prishja e rrugës deri në vitet 90’ nuk ka pasur ndërtime pasi shtresa e tokës ishte e papërshtatshme për ndërtime. E kjo mund të jetë shkaku i dëmtimit të shpejtë të saj vetëm pas disa orësh reshje.

Gjithashtu në këtë zone, e cila njihet si Kodra e Shtufit, janë të rrezikuara edhe banesat që janë ndërtuar pas viteve ‘90-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat