Del për gjueti, 45-vjeçari nga Saranda plagos me çifte hallën

Shqipëria

Del për gjueti, 45-vjeçari nga Saranda plagos me çifte hallën

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 17:03
Ilustrim

Policia e Sarandës ka vënë në pranga ditën e sotme një 45-vjeçar, pasi ka plagosur me çifte hallën e tij.

Siç bëhet e ditur nga policia, i arrestuari është 45-vjeçari me iniciale J.Xh, banues në Pandalejmon, Finiq.

Ditën e djeshme në fshatin Pandalejmon, Finiq, duke qenë në gjueti, ai ka qëlluar me armën e gjahut të cilën e mbante në përdorim pa lejen e organeve kompetente dhe për pasojë ka plagosur e dëmtuar lehtë në fytyrë, hallën e tij, Z.M., njofton Policia.

Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka vënë në pranga 45-vjeçarin, ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e gjahut.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, blutë e Sarandës sqarojnë se materialet hetimore i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat