“Samo”, trafikanti që sfidon shtetin: Politika dhe kartelet janë të lidhura, nëse më arreston kush...

Shqipëria

“Samo”, trafikanti që sfidon shtetin: Politika dhe kartelet janë të lidhura, nëse më arreston kush...

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 20:53
Samo

Në shkrimin e botuar nga Stern.de mbi trafikantët shqiptarë të drogës, gazetari gjerman ka arritur të kontaktojnë me një prej tyre.  Ai është një 33 vjeçar, që i kanë shkuar në shtëpi, por që nuk del me emrin e tij, për shkak se hetohet nga FBI.

Bëhet fjalë për Samon (që nuk e ka këtë emrin e vërtetë), por që është shumë e thjeshtë që ai të gjendet nga gazetarët, dhe jo nga policia.  ”Ai gjendet në kafenenë e oborrit të shtëpisë në Shkodër, qyteti më i madh në Shqipërinë e veriut”, shkruan Stern.de.

“Ka një TV të sheshtë dhe sheh ndeshjet e futbollit”, vijon gazeta.

“Samo” udhëheq një grup të vogël gangsterësh, që bëjnë trafik kokaine dhe hashashi.  “Samo është 2.05 metra i gjatë dhe peshon 120 kg, por ai duhet të quhet “peshk i vogël” në Shqipëri” shkruhet në artikullin e pwrkthyer nga Enver Robelli.

“Samo” jep edhe mendime për politikën.  “Ata duan ti dëshmojnë BE se po bëjnë vërtet dicka. Kjo është qesharake, ata nuk mund ta fitojnë këtë luftë” sfidon “Samo” politikanët dhe policinë shqiptare.

Madje u thotë gazetarëve se ai ecën i qetë në rrugët e Shkodrës. Eshtë qyteti ku është rritur, por më pas shkoi në Nju Jork, ku u arrestua për krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.

Çështja bëri bujë në media.  Ai u lirua nga burgu sepse disa dëshmitare u zhdukën nga gjykimi. Intervista e gazetarit gjerman është bërë në shtëpinë e tij.

Ai qëndron në shtrat ndërsa mallrat janë në tryezë, një qese plastike e kanabisit, dhe kokainë. Kanabisi, sipas “Samos”, vjen nga Vlora.

“Të gjithë e dinë se mund të marrim mall nga kudo, Danimarka, Gjermania”, thotë “Samo”.

“Samo” thotë se policia nuk e prek, pasi “nëse më arrestojnë, vëllezërit e mi do vrasin atë që më arreston së pari dhe më pas familjen e tij”.

Ndërsa thotë këto, ai nxjerr një valixhe nga divani, ku mban një mitraloz, dy pistoleta, një bombë dhe një grumbull municioni.

“Nëse nuk ka frikë ndokush për ty, atëherë ata vazhdojnë procedurën” thotë “Samo”.

Ai thotë se politika dhe kartelet janë të lidhura me njëra- tjetrën.

“Do bënin punë te keqe po të arrestojnë ndonjë nga bosët. Politika dhe kartelet janë të lidhura ngushtë.

Të gjithë në Shqipëri e dinë se mafia mund të fitojë zgjedhje” thotë “Samo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat