Zbardhen argumentet, ja pse emërimi i Ardit Veliut si Drejtor i Policisë së Shtetit është i paligjshëm - Bota Sot
Zbardhen argumentet, ja pse emërimi i Ardit Veliut si Drejtor i Policisë së Shtetit është i paligjshëm

Shqipëria

E enjte, 15 nëntor 2018

Zbardhen argumentet, ja pse emërimi i Ardit Veliut si Drejtor i Policisë së Shtetit është i paligjshëm

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 13:20
Ardi Veliu

Një ditë më parë Ardi Veliu, u emërua si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Edhe pse pritej që Veliu të merrte këtë detyrë, në fakt ai nuk i plotëson shumë kritere, ose i ka marrë në shkekje të ligjit.

‘Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim-2013’ ka renditur të gjitha paligjshmëritë dhe shkeljet që janë bërë me emërimin e Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit.

Ja çfarë shkruhet në një deklaratë të shoqatës:

Paligjshmëritë në Policinë e Shtetit vazhdojnë: Ardi Veliu Drejtor i Përgjithshëm.

Shkeljet ligjore në emërimin e tij janë:

E para: Në ligjin për policinë e shteti nr. 108/2014, neni 55 për Kriteret për fitimin e gradës, është shkelur në pikën 1, gërma ë) në të cilën përcaktohet: të plotësojë kohën e qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:

iii) nga “Komisar” në “Kryekomisar” 3 vite;

iv) nga “Kryekomisar” në Drejtues” 5 vite;

v) nga “Drejtues” në “Drejtues I parë” 3 vite;

Pra, sipas ligjit, në total kërkohen 11 vite punë në Policinë e Shteti. Në rastin konkret, punonjësi i policisë Ardi Veliu i ka marrë këto grada në kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit duke mos respektuar vitet e qëndrimit në detyrë sipas kohës së gradave policore. Konkretisht Ardi Veliu është ripranuar në tetor të vitit 2013 duke i marrë të gjitha këto grada për 4 vite dhe jo për 11 siç dikton ligji.

E dyta: Dispozita e dytë që është shkelur në ligjin për Policinë e Shteti nr. 108/2014, është neni 13 për Kriteret e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pika 2/b në të cilin citohet: “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”. Ardi Veliu nuk e plotëson këtë kriter të ligjit, pasi ky ka një kohë të ushtrimit të funksioneve në Policinë e Shtetit në total rreth 12 vite, përkatësisht nga viti 1998 deri në janar 2006 dhe nga tetori 2013 deri më sot, shkurt 2018. Gjithashtu në shkelje po të këtij neni të ligjit, është edhe fakti se Ardi Veliu nuk përmbush afatin 10 vjeçar të qëndrimit në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit sepse i ka ushtruar këto pozita vetëm 3 vitet e fundit.

Ardi Veliu ka qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese në zbatimin e planit qeveritar për kanabizimin e territorit të Shqipërisë nën detyrën e Zv/Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Emërimi i Ardi Veliut në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit si dhe gjithë procedurat e ndjekura nga hapja e konkurimit për gradën Drejtues i parë deri në emërimin e tij janë produkt i kontributit dhe besueshmërisë politike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të cilët janë përgjegjësit e drejtëpërdrejt në shkeljen e ligjit për Policinë e Shtetit.

E pakuptueshme është heshtja e misioneve PAMECA dhe ICITAP duke mos reaguar në paligjshmërinë e radhës në emërimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Paligjishmëria në emërime është një ndër faktorët kryesor në kriminalizimin e strukturave të Policisë së Shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test