Së shpejti nisin kallëzimet penale për ujin e pijshëm në Shqipëri

Shqipëria

Së shpejti nisin kallëzimet penale për ujin e pijshëm në Shqipëri

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 09:31
Ilustrim

Aksioni kundër informalitetit në sektorin e ujit tashmë është në fazën e vetërregullimit, por në tremujorin e dytë të vitit do të hyjë në ciklin e ri, kur do të nisë zbatimi i forcës.

Pas fazës së vetërregullimit nisin kontrollet në terren me gjoba dhe penalitete dhe ndjekje penale.

Pas ushtrimit të forcës gjatë fundit të vitit nis faza e “Trurit”, ku evazioni do të kontrollet dhe menaxhohet nga zyrat nëpërmjet analizave nga të dhënat e grumbulluara në dy fazat e para të aksionit, sqaron qeveria në dokumentin e ri të reformave ekonomike.

Faza e forcës do të jetë si ajo energjisë, ku konsumatorët që kapen duke vjedhur ujin jashtë matësit do të çohen për ndjekje penale.

Qeveria synon reduktimin e informalitetit në sektorin e ujit 0% deri në dhjetor 2018. Gjithashtu deri në vitin 2020 synohen që humbjet në rrjet të arrijnë në 59% nga 67% që janë aktualisht.

Shqipëria shfrytëzon burimet natyrore ujore jo vetëm për furnizim me ujë, por edhe për prodhimin e energjisë, zhvillimin e bujqësisë, turizëm dhe  aktivitete sportive-argëtuese. Por në të vërtetë, sektori i ujit është i fragmentuar nga pikëpamja institucionale  dhe organizative, gjë që vështirëson arritjen e përmirësimeve të shpejta.

Gjatë 25 viteve të fundit ka pasur disa përpjekje për reforma të nxitura kryesisht nga pesha strategjike që ky sektor ka për vendin. Si rrjedhojë janë prodhuar disa dokumente strategjike, me qëllim rregullimin e sektorit,  por qasja e tyre nuk ka  qenë e integruar apo ndërsektoriale, ndërkohë që propozimet e bëra ngarkonin rëndë buxhetin e shtetit, duke i bërë ato të pa arritshme.

Për sa i përket ujit të pijshëm, mendohet që ka aftësi prodhuese deri ne 8.700 m3 për person, shifër kjo, nga më të  lartat në Europë. Rreth 80% e ujit të pijshëm në Shqipëri vjen nga burimet nëntokësore. Orët e mbulimit me shërbim furnizimi në rang kombëtar janë 12.1 orë në ditë.  Vlerësohet se duhet të ketë rreth 150.000 – 200.000  përdorues që përfitojnë shërbim pa kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat