Reshje dhe shkarkime nga HEC-et, përkeqësohet situata në Anën e Malit në Shkodër nga përmbytjet

Shqipëria

Reshje dhe shkarkime nga HEC-et, përkeqësohet situata në Anën e Malit në Shkodër nga përmbytjet

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 14:02
ilustrim

Situata e përmbytjeve në njësinë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës vijon të përkeqësohet. kështu ka njoftuar para pak minutash, kjo bashki. 

Konstatimi është bërë në terren gjatë inspektimit nga drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Shkodër z. Alban Sekja dhe Administratori i NJA Ana e Malit Arben Ceni. Gjatë natës së fundit niveli i ujit është rritur nga 20- 3- cm, ndërsa harta e përmbytjeve ëa arritur në mes 230- 240 hektarë. Sipërfaqet nën ujë janë në Oblikë, Obot dhe në lagjen Goricë të Muriqanit, ndërsa janë mbuluar nga uji sipërfaqe me foragjere kryesisht dhe 3 dynym serra.

Kanalet kulluese të hapura nga Bashkia e Shkodrës jane në funksionim, ndërsa përmbytjet janë shkaktuar nga shkarkimet e pakontrolluara nga hidrocentralet. Sekja dhe Ceni kakë bërë thirrje se njesitë duhet të njoftohen kur ka shkarkime nga hidrocentralet, me qëllimin që të behet njoftimi i banorëve që rrezikohen nga përmbytjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat