Tetë herë në zyrat e shtetit për një leje lindje, por në mars nënat shqiptare do të shpëtojnë

Shqipëria

Tetë herë në zyrat e shtetit për një leje lindje, por në mars nënat shqiptare do të shpëtojnë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:10
Ilustrim

Që një grua shtatzanë në Shqipëri të mund të marrë një leje lindje duhet të shkojë medoemos 8 herë nëpër zyrat e sportelet e shtetit.

Deklaratën e ka bërë vetë Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, i cili u shpreh gjatë Konferencës Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative se një angari e tillë do të marrë fund në muajin mars, kohë në të cilën do të kalohet nga shërbimi me prezencë në atë online. 

Ahmetaj theksoi se e njëjta skemë lodhëse është dhe për qytetarët invalidë, por në fund të marsit, do të jetë vetë administrata ajo që do të plotësojë të tilla dokumente.

Dje patëm një takim shumë të gjatë me analizën e ISSH-së. U fokusuam jo thjesht tek numrat, por tek shërbimi ndaj qytetarëve dhe, për kuriozitetin tuaj, dy elementë që do t’ju bënin përshtypje është që, për një leje barrë lindje, një zonjë do duhet të shkojë tetë herë në dyert e shtetit midis ISSH-së dhe Fondit të Kujdesit Shëndetësor. Imagjinoni çfarë tmerri për një nënë që është duke pritur të lindë dhe shkon në tetë sportele. Një invalid, gjithashtu shkon në tetë sportele fizikisht dhe deri në fund të marsit të gjitha këto do të jenë online dhe do jenë detyrim i administratës për të plotësuar dokumentacionet, në mënyrë që, në rastin më të keq të shkojë vetëm një herë, në rastin më të mirë të mos shkojë fare dhe t’i ketë online.

Unë do t’i kërkoja sipërmarrjes që të vazhdojë të na ndihmojë siç na ka ndihmuar në adresën [email protected] në atë thirrje që unë i kam bërë me letër dhe jo vetëm, për të na kontribuar, përmirësuar dhe për ta thelluar procesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat