Berisha i kthen përgjigje Ramës: Më mirë raki sesa vizat e tua të kokainës!

Shqipëria

Berisha i kthen përgjigje Ramës: Më mirë raki sesa vizat e tua të kokainës!

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:11
Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat këtë të enjte parlamentare, e sidomos ofendimet në lidhje me deklaratat e deputetit Dashamir Shehi, i cili tha disa ditë më parë se ai personalisht është kundër investimeve turke në Shqipëri (duke ju referuar investimit për aeroportin në Vlorë).

Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen. “-tha Rama.

Por përgjigjen e ka marrë nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili gjithashtu nuk është kursyer me tonet:

“Thjeshtë dua të them se u përpoqe të ofendoje Dash Shehun se pi ndonjë gotë, por më mirë gota se sa vizat e kokainës. Me mirë se të dorëzosh vëllain tek banda e Xibrakës dhe ta shndërrosh atë në trasportuesin kryesor të bandës.” – u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat