Rama e quajti pijanec që ha plonc, Shehi: Flinte poshtë urave

Shqipëria

Rama e quajti pijanec që ha plonc, Shehi: Flinte poshtë urave

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:14
Dashamir Shehi dhe Edi Rama

Deputeti i PD-së Dashamir Shehi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, bërë ditën e sotme në Kuvend, ku përdori ofendime, duke i thënë se ‘ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë.’

Në një prononcim për Fax News, Shehi u shpreh se nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e Ramës, pasi ai është pjesë e llumit me të cilin merret.

“Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria. Ajo që them unë nuk jemi kundër investimeve por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë. Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë. Turqve u jemi mirënjohësve, por në rradhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë. Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit.  

Në sektorë strategjikë turqit janë gia prezentë. Duhet të tërhiqemi nga turbullirat e Anadollit. Aeroporti është një aferë korruptive. Nuk duhet t’u hapim dyert kujtdo që hedh 5 lekë para derës. “tha Shehi.

Shehi ka sqaruar edhe deklaratën e bërë disa ditë më parë, për të cilën iu referuar edhe kryeministri, duke thënë se ajo çfarë ka thënë për investimet e Turqisë në Shqipëri duhet të kuptohen drejt.

Deputeti i PD-së u shpreh se Shqipëria duhet të ketë një qëndrim më të qartë lidhur me marrëdhëniet me Ankaran, dhe sipas tij, duhet të saktësohet nëse jemi për të shkuar drejt BE-së apo Anadollit.

Dashamir Shehi ka edhe një shpjegim edhe pse ai është sulmuar për të dytën herë nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se ky i fundit vuan nga komplekset e një të padituri.

“Vuan komplekset e  një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plons, ky aristokrati i madh që ha haviar…

Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë. Me këto pilafrat dhe groshat, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto… “, -u shpreh Shehi.

Çfarë thoshte Dashamir Shehi në fund të muajit janar:

Jam kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri. Nuk dua investimeve turke. Nuk duam turbulenca të politikës turke në vendin tonë. Bëni oferta për vendet perëndimore.

Kromin, metalurgjinë, shkollat, aeroportet po i marrin turqit

Çfarë tha Rama ditën e sotme:

Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat