Deputetët në sulm kundër Ramës: Ky "Dum Babe" i ri bëri skandalin e radhës

Shqipëria

Deputetët në sulm kundër Ramës: Ky "Dum Babe" i ri bëri skandalin e radhës

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 19:37
Edi Rama

Deputetët e opozitës njëzëri kanë reaguar sot pas ‘skandalit’ që ndodhi në Kuvend me kryeministrin Edi Rama.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka duke iu referuar termit “çifut” që Rama përdori teksa diskutonte rreth statusit të Izraelit, e ka konsideruar këtë një tjetër skandal që Rama ka bërë pas votimit në asamblenë e OKB-së.

Reagimi

Skandalet zene skandalet per Edvin Ramen. Sot, ndersa diskutohej ne Kuvend mbi voten skandaloze te Rames kunder SHBA, nje akt direkt kunder interesave kombetare te shqiptareve, nje tjeter skandal i rende eshte shenuar ne seance.Kryeministri , i cili ishte nen akuze, ne perpjekje per ti shpetuar akuzave me retoriken e tij qe degjeneron cdo dite e me shume, ka leshuar nje tjeter skandal bombe duke perdorur nje terminologji me se raciste per hebrenjte. Emertimi “cifut” eshte nje term qe perdorej dhe perdoret me perbuzje dhe urrejtje nga antisemitet . Per raste kur ky term ju ka shpetuar pa dashje, figura te ndryshme politike ne bote, jane detyruar te japin doreheqje. Sot kryeministri shqiptar, e perdori me vetedije te plote , ne nje seance ku flitej pikerisht per SHBA dhe Izraelin.

Ndersa deklarohet per integrim euroatlantik, ne fakt Rama , ky “Dum Babe” i ri, cdo akt konkret ne politiken e jashtme e ka ne funksion dhe sfond oriental. Ky njeri eshte gati te shes gjithshka per hir te karriges se tij. Nje tjeter arsye per ta ndalur sa me pare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat