Arrestimet në Shkodër, Xhafaj: Të vendosur kundër krimit të organizuar

Shqipëria

Arrestimet në Shkodër, Xhafaj: Të vendosur kundër krimit të organizuar

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 19:38
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar ditën e sotme për operacionet e fundit të bërë nga policia e Shtetit, ku është shkatërruar një grup kriminal në Elbasan, si dhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur një muaj më parë në Shkodër.

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Xhafaj ka vlerësuar punën e policisë dhe të prokurorisë si dhe ka theksuar se policia nuk do të ndalet në luftën kundër krimit të organizuar.

“Sërish nje superaksion policor në Shkodër. Tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar. Në pak javë, pas një pune intensive&profesionale u bë e mundur zbulimi&ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ca javëve në Shkodër. @ForcaELigjit do vazhdojë të godasë fort!

Vlerësimet më të mira për drejtuesit&oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera. Përgëzime për angazhimin profesional Forcave Operacionale&RENEA. Falënderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti!”, shkruan Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat