"Saimirin ku e ke?", deputeti i i PS-së zihet ngushtë: Në shtëpi, ku do jetë...

Shqipëria

"Saimirin ku e ke?", deputeti i i PS-së zihet ngushtë: Në shtëpi, ku do jetë...

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:25
Saimir Tahiri

Çështja e Saimir Tahirit, ishte pjesë e debatit mes panelistëve të ftuar në ‘Opinion”.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ngriti si shqetësim çështjen e hetimit për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ku tha se ai i ka shpëtuar drejtësisë.

“Ku e keni Samirin, pse nuk po hetohet më...”, iu drejtua Paloka deputetit Eduard Shalsi.

“Në shtëpi është ku do jetë, po hetohet...”, iu përgjigj Shalsi. Ndërsa duke u ndalur pikërisht te arrestimi i zyrtarëve deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha vuri në dukje arrestimin ish drejtorit të ARSH-së, Dashamir Xhikës.

“Nëse Dashamir Xhikën e ke në burg, një politikan e ke në shtëpi zotëri”, iu drejtua Gjosha Shalsit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat