Shkullaku-deputetit të PS: Kullat po ia falni klientëve

Shqipëria

Shkullaku-deputetit të PS: Kullat po ia falni klientëve

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:56
Armand Shkullaku dhe Alket Hyseni

Në emisionin “Të Paekspozuarit” u ndezën tensione mes të ftuarve, teksa po flisnin për ndërtimin e kullave në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas analistit Armand Shkullaku, kullat janë të klientëve të Ramës, ndërsa deputeti socialist Alket Hyseni nuk iu përgjigj kësaj akuze.

Shkullaku: Më thoni një vepër të mirë këto 5 vjet?

Hyseni: S’keni parë rilindjen urbanen

Shkullaku: Jo, kemi parë kullat që i falni klientëve të tuaj.

Hyseni: Cilat kulla?

Shkullaku: Si dy gishtat në Kavajë, bëri një shesh dhe më pas një kullë.

Ndërkohë analisti, Armand Shkullaku, foli edhe për reformën në drejtësi, që sipas tij, Tahiri është prova më e mirë se drejtësia është e kapur nga Edi Rama.

Shkullaku: Reforma në drejtësi duket se ka një frenim në dosjen “Tahiri”, pas ndryshimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Në 27 vjet trazicion ne kemi dosjen më të rëndësishme në këto vite, pasi ai akuzohet si anëtar i një bande mafioze. Kjo është ngjarja më e rëndësishme, dhe të gjitha energjitë, duhet të ishin për të zbardhur sa më shpejt këtë dosje të Tahirit.

Të merremi sot nëse ka faj Andi Toma, dhe Dash Xhika, unë jam i bindur se këtu me rrugët është bërë korrupsion dhjetëra vjeçar. Çdo drejtor rrugësh ka futur lugën në çorbën e korrupsionit, por të merret i gjithë shteti me këtë punë, sot Rama thoshte, shumë shpejt, Rama, thotë, kanë filluar të thyhen arrat, duart ne pranga. Nuk është kjo reforma në drejtësi. Reforma, do të ishte zbardhja e dosjes Tahiri, krahu i djathtë i kryeministrit Rama, kjo është nisja e reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat