Ministri Klosi: Nuk ka shans të ndërtohet HEC në kanionet e Osumit

Shqipëria

Ministri Klosi: Nuk ka shans të ndërtohet HEC në kanionet e Osumit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 06:31
Kanionet e Osumit

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi deklaroi në një lidhje me telefon me emisionin “Opinion” në “Tv Klan” se, “nuk ka shanse që të ndërtohet një HEC në afërsi të ujëvarës së kanioneve të Osumit, një atraksion i njohur turistik”.

Ministri tha se, është vënë re një falsifikim i lejes mjedisore pasi ndërtuesi e ka marrë lejen për të ndërtuar diku tjetër dhe është zhvendosur diku tjetër.

Sipas Klosit e gjithë afera po verifikohet dhe nëse verifikohen shkelje do të ketë kallëzim penal për autorët.

Klosi: “Historia është ndërtuar mbi një gënjeshtër, koordinatat e dhëna në lejen mjedisore janë të keqtrajtuara. Prandaj po ju them se kjo histori nuk mund të zgjidhet me një emision, pasi kjo është një histori që ne kemi hapur një investigim. Jemi ne ata që kemi ngritur probleme dhe ashtu siç e ka thënë edhe Ministria e Energjitikës qartë, në momentin që bie leja për ndikimin në mjedis, të cilën ne do t’a rrëzojmë dhe kjo nuk diskutohet. Në atë vendim dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”. 

Sipas dokumenteve, rezulton se leja për dy HEC-et mbi kanionin e Osumit është dhënë në mars të vitit 2015 me firmën e ish drejtorit Julian Beqiraj.

Por sipas Agjencisë së zonave të mbrojtura parregullsitë ligjore në leje dhe ndërrimi i koordinatave ku do të ndërtohen HEC-et bëjnë lejen të paligjshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat