U gjet në valixhe, pa kokë e gjymtyrë! Gjykata dënon personat që masakruan shqiptarin

Shqipëria

U gjet në valixhe, pa kokë e gjymtyrë! Gjykata dënon personat që masakruan shqiptarin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 10:30
Xhuliano Brahimllari

Kanë kaluar thuajse 3 vite nga vdekja e Xhuliano Brahimllarit, 22 vjeçarit me origjinë nga Dukasi i Fierit, i cili u gjet i masakruar në një qytet të Belgjikës, në Koekelberg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të vitit 2015. Trupi i masakruar i të riut, student në vitin e parë të Juridikut e Kriminologjisë, u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar. Valixhen e gjetën disa punëtorë teksa trupi arriti të identifikohej vetëm falë një tatuazhi që i riu mbante, së bashku me inicialet e prindërve.

Dy personat që u shpallën fjatorë dhe u dënuan me 24 vite burgim ishin një shtetas belg me emrin Vincent De Bruycker dhe një shtetas maqedonas, i quajtur Denis Nikolovska. Gjykata e dha vendimin ditën e djeshme.

Dyshimet në atë kohë ishin se e gjithë ngjarja makabre kishte ndodhur për shkak të trafikut të drogës. Tre të rinjtë kishin kaluar disa ditë në një apartament në Koekelberg.

Gjatë datës 7 qershor, ka ndodhur fillimisht një grindje dhe më pas një përleshje e ashpër. Prokurorët besojnë se në momentin e parë të vrasjes, ai që shkaktoi humbjen e jetës së studentit, është 30-vjeçari belg Vincent De Bruycker, por për këtë pohim nuk ka ndonjë dëshmitar. Më tej, në bazë të provave dhe analizave laboratorike, specialistët kanë përcaktuar se në apartament ka mbërritur maqedonasi Denis Nikolovska, i cili realizoi edhe aktin makabër, duke i prerë gjymtyrët dhe kokën.

Pas gjyqeve të shumta, dy të rinjtë kanë treguar dhe se ku kishin fshehur pjesët e tjera të trupit të masakruar të shqiptarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat