Presidenti grek “sulmon” sërish: Çështja Çame nuk favorizon integrimin dhe miqësinë - Bota Sot
Presidenti grek “sulmon” sërish: Çështja Çame nuk favorizon integrimin dhe miqësinë

Shqipëria

E shtunë, 20 tetor 2018

Presidenti grek “sulmon” sërish: Çështja Çame nuk favorizon integrimin dhe miqësinë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 11:17
Ilustrim

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, nuk ka ndërmend t’i ndalë deklaratat e tij rreth Çështjes Çame. Gjatë një takimi me homologun e tij gjeorgjian Giorgi Margvelashvili, ai i ka hedhur sërish benzinë zjarrit.

“Së fundmi mbështesim dhe rrugën e mikes sonë, Shqipërisë. Por dua të shtoj se kjo mbështetje do të bëhet në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj evropiane, duke mos lënë mënjanë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtës së pronës. Së fundmi, çështjet e ngritura nga udhëheqja shqiptare me pretendime të pabaza për bashkëpunëtorët e vjetër me nazistët, nuk favorizon miqësinë tonë dypalëshe, ashtu sikurse dhe në avancimin e vendit fqinj drejt rrugës evropiane”, ka deklaruar presidenti grek.

Në qëndrimin e mbajtur rreth kësaj çështjeje, presidenti Ilir Meta theksoi se “Pavlopulos nuk është ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test