KLD pezullon 3 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës - Bota Sot
KLD pezullon 3 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës

Shqipëria

KLD pezullon 3 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:23
KLD

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, KLD ka pezulluar nga detyra 3 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës.

Gjyqtarët e pezulluar nga detyra Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri. Vendimi i KLD, pas informacioneve të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në qëndrimin e organit të akuzës u tha anëtarëve të KLD se për sa kohë të tre Gjyqtarët e Apelit Durrës janë nën hetim ata duhet të pezullohen derisa në përfundim të hetimeve. Prokuroria thotë se tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë.

Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadik edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda. Si prova, Prokuroria radhit udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test