Rama: Hidrocentralet do të anulohen

Shqipëria

Rama: Hidrocentralet do të anulohen

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:13
Edi Rama

Pas skandalit të denoncuar në Top Channel, qeveria është angazhuar të premten të anulojë ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, ndonëse për këtë ende nuk ka bërë publik ndonjë vendim.

Ndërkohë Top Channel zbardh të tjera dokumente që tregojnë se Ministria e mjedisit pranoi një raport me të dhëna të falsifikuara mjedisore për koncesionet. Raporti, i cili është hartuar nga një studio private, pretendon se ndërtimi i HEC-eve nuk është në zonën e mbrojtur, edhe pse koordinatat e njërit prej tyre janë vetëm 200 metër mbi ujëvarën e Bigasit.

Ky raport i falsifikuar u pranua nga Ministria e Mjedisit për të lëshuar lejen mjedisore për të dy hidrocentralet, e cila për më tepër ka skaduar që në mars të vitit të kaluar.

Të premten kryeministri Edi Rama njoftoi nga faqja personale e facebook-ut ministria e mjedisit ka nisur një hetim administrativ të kësaj leje, që kryeministri e cilëson një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Sipas kreut të qeverisë individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallëzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anulohet.

Ndërkohë, nga kanionet e Osumit edhe Blendi Klosi konfirmoi se zyrtarët e përfshirë në këtë skandal do të mbajnë përgjegjësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat